Rreth nesh

Kompania jonë

Kompania Albacademy është themeluar në vitin 2018 me zyra qëndrore në Tiranë. Duke qënë pjesë e kompanisë Albpastrim, Albacademy ka filluar veprimtarinë e saj në trajnimet afatshkurta profesionale të stafit si dhe me trajnime dhe kurse në sektorin e Hoteleri – Turizem. Tashme ajo ofron konsulence per biznesin tuaj. Ju përgatit konkretisht për profesionin që ju do të zgjidhni sipas dëshirës. Albacademy me anë të leksioneve dhe praktikës ju aftëson për një karrierë të sigurtë dhe të suksesshme. Tek ne praktika ka rol shumë të rëndësishëm. Akademia jonë është e përbërë nga tre departamente kryesore  Projektet, Kurset dhe Rekrutim .

Stafi i kualifikuar, programet dhe sistemi ynë i mësimdhënies kombinohet më së miri me praktikën në biznesin tonë, si edhe me praktikën profesionale intensive pranë kompanive partnere. I kushtojmë rëndësi të madhe cilësisë së shërbimeve që ofrojmë si dhe mbështesim fort të gjithë kursantët tanë për t’i punësuar brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet zyrës tonë të punësimit.

Misioni

Misioni i akademisë është që të ketë një ndikim pozitiv në uljen e shkallës së lartë të papunësisë dhe të ofrojë mundësi trajnimi për rritjen dhe suksesin e profesionistëve të papunë/të nënpunësuar.

Vizioni:

Konsulencë menaxhimi dhe trajnimi e fokusuar në sigurimin e rritjes personale dhe avancimin profesional.

Stafi yne

Nëse ka një gjë që kemi mësuar gjatë viteve, është se asgje nuk mund ta zëvendësojë prekjen njerëzore. Kjo është arsyeja pse ne punësojmë vetëm individët më të kualifikuar për të shërbyer në kompanine tonë. Ne punojme me njerëzit që ndajnë filozofinë tonë se biznesi juaj është biznesi ynë.

Stafi ynë i profesionistëve eshte i kualifikuar dhe vazhdimisht shtyn veten për të mësuar dhe zhvilluar në mënyrë që të mund t’ju ndihmojnë të fitoni çdo sfidë të re në rrugën e suksesit. Çdo punonjes është i përkushtuar t’ju ofrojë shërbimin më të mirë të mundshëm të klientëve dhe produktet me cilësi më të lartë. Ky angazhim është reflektuar në gjithçka që ne bëjmë.