Gerion Treska: Fleksibiliteti dhe të punuarit fort do mbajnë biznesin pa u «zhytur»

 

Gerion Treska, Sipërmarrës, mentor dhe trajner tek Yunus Social Business Balkans u bë pjesë e Webinarit të Albacademy. Ai foli rreth Covid-19 dhe si mund të jetë një oportunitet për biznesin.

Sipas Treskës, si shumë të tjera, edhe kjo situatë do të kalojë, por do të na lerë NDRYSHE. Duke u gjendur në një situatë të re, sipas tij, edhe zgjidhjet duhet të jenë të tjera. “Situatat e reja, nuk mund të zgjidhen me metoda të vjetra”, theksoi ai.

Ai beson se fleksibiliteti dhe të punuarit fort do mbajnë biznesin pa u «zhytur» plotësisht. Por, ku është OPORTUNITETI?!

Sipas Gerionit:“Statistikat tregojnë se tregu po kalon nga blerjet e panikut tek blerjet e përshtatjes

▹ Klientët tuaj potencialë mund të jenë online dhe po lënë gjurmë dixhitale të sjelljes së tyre▹ E gjithë vëmendja është e përqëndruar kryesisht online.

▹ Tregu është i barabartë si për markat e mëdha si ato të vogla dhe ato që duan të futen në treg

▹ Kemi infrastrukturën, njohuritë dhe partnerët për të ndërtuar gjithçka online, shpejt dhe mirë.

▹ Njerëzit janë duke kërkuar si të reduktojnë kostot ose si të gjenerojnë para përmes blerjeve që bëjnë.

▹ Nuk ka nevojë të shpikim asgjë të re! PO NGA T’IA NIS? Gerioni sugjeron të pyesësh veten:

▹ Kujt do t’i shes? Kush është klienti im?

▹ Çfarë duhet t’i shes? Identifiko një nevojë specifike, aktuale dhe pyet veten

▹ A e bëj dot unë këtë produkt/shërbim?

▹ Ku lëviz, ku ndodhet klienti, të cilit dua t’i shesh?

▹ Sqaro me detaje mënyrën se si do të të paguajnë klientët.

Këshilla që dha Gerioni gjatë Webinarit të tij ishte “Mos bjer në dashuri me produktin apo shërbimin tend”.