Konsulencë për Boutique Hotel Kotoni

Boutique Hotel Kotoni ndodhet në qendër të qytetit në zemër të zonës së biznesit, ka privilegjin të jetë një nga vendet më të sigurta në Tiranë. Boutique Hotel Kotoni në pronësi të familjes është një ndërtesë historike të stilit racionalist italian.

Pastrimi është një pjesë kritike e çdo biznesi, në çdo industri, në mënyrë direkte ose indirekte. Një nga elementët kryesorë dhe që bie lehtë në sy është pastërtia në një hotel. Boutique Hotel Kotoni ka investuar në stafin e tij, nëpërmjet rekrutimit tonë si konsulentë .

Albacademy kishte si qellim ofrimin e konsulencës në lidhje me pastërtinë dhe sigurimin e cilësisë së higjienës , ngritjen e kapaciteteve në funksionimin e hotelit, standardizimin e kapacitetit njerëzor në rritje, kuptimin e sjelljes së konsumatorit dhe koordinimin e aspekteve të ndryshme të punës së tyre.

Housekeeping është një aktivitet i mbajtjes së hotelit pastër, rregullt dhe në standardin më të lartë të sjelljes. Ne si konsulent shpjeguam parimet e housekeeping, llojet e pastrimit dhe procedurat standarde të operimit të pastrimit. Pas trajnimit teorik për pastrimin, u zhvillua praktika në Boutique Hotel Kotoni. Në praktikë u përfshinë të gjitha termat që u realizuan në teori. Të gjithë materialet, produktet dhe pajisjet që u përdoren gjatë trajnimit u siguruan nga Albacademy.