Projektet

Konsulence

Ne jemi zyra juaj personale dhe angazhohemi të japim zgjidhje të gjitha problemeve tuaja ne menaxhimin e hotelit. Ju ndihmojme për zhvillimin dhe zbatimin e programeve të marketingut dhe shitjes. Ju ndihmojmë për menaxhimin operativ të hotelit përfshirë përmirësime në rezultatet e cilësisë së shërbimit trajnime të stafit, zhvillim i aftësive menaxhuese, mbikëqyrëse etj.
Konkurrenca dhe pritjet e konsumatorëve ne industrinë e hotelerise vazhdojnë të kërkojnë përmirësimin e performancës individuale dhe ne ekip. Ambjenti eshte fokusi kryesor i shumicës së hoteleve dhe menaxhimi efikas dhe profesional; si në aspektin financiar ashtu edhe në shpërndarjen konsistente të standardeve të cilësisë, janë me rëndësi të madhe. Albacademy i ka ofruar konsulencen e saj disa hoteleve ku mund te permendim Hotel Palace, Hotel Boutique Kotoni etj.

Zhvillim dhe zbatim te programeve të marketingut dhe shitjes.

Menaxhimin operativ te biznesit.

Menaxhimi i cilesise se sherbimit.

Trajnime

Trajnimi është mësim, zhvillon çdo aftësi dhe njohuri që lidhet me kompetenca specifike të dobishme. Trajnimi ka qëllime specifike për të përmirësuar aftësinë, kapacitetin, produktivitetin dhe performancën e personit. Eshte mundësia kryesore për të zgjeruar bazën e njohurive të të gjithë të punësuarve edhe kompanisë në tërësi. Një punonjës i trajnuar është ne gjendje të kryeje më mirë punën e tij. Çdo biznes është po aq i mirë sa punonjësit e tij. Albacademy ne bashkepunim me GIZ dhe Swisscontact ka realizuar disa trajnime shume te suksesshme ne qytetin e Korces ,ne Voskopoje, ne Lezhe, ne Shkoder dhe ne Vlore.

Partnerët tanë

Swisscontact

Swisscontact është një fondacion i pavarur zvicerian që promovon zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor. Përmes projekteve të ndryshme, Swisscontact lehtëson aksesin në programe të zhvillimit të aftësive, nxit sipërmarrjen konkurruese, krijon akses për shërbimet lokale financiare dhe promovon përdorimin e qëndrueshëm të burimeve. Projekti Aftësi për Punë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i zbatuar nga Swisscontact në bashkëpunim me Albacademy. Projekti ka fokus të veçantë promovimin e mundësive për punësim dhe zhvillimin e aftësive.

Giz

GIZ ka mbi 50 vjet përvojë në një larmi sektorësh, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe promovimin e punësimit, energjinë dhe mjedisin, si dhe paqen e sigurinë. GIZ punon me bizneset, aktorët e shoqërisë civile dhe institucionet kërkimore, duke nxitur një ndërveprim të suksesshëm midis politikës së zhvillimit fushave të veprimtarisë ekonomike. GIZ në bashkëpunim me Albacademy ka realizur disa projekte të rëndësishme në Korcë, Voskopojë dhe Dardhë për zhvillim dhe punësim në fushën e hotelerisë dhe turizmit.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim - BERZH (EBRD)

BERZH në bashkëpunim me partnerët e tjerë si Bashkimi Europian dhe Fondi Europian për Investime (EIF) kanë krijuar një fond investiv që ofron përkrahje financiare dhe teknike për bizneset e vogla nga Ballkani Perëndimor që kanë potencial të zgjerimit të aktiviteteve të tyre. Albacademy bashkëpunon me BERZH për të zhvilluar konsulecë në fushën e hotelerisë në Shqipëri.

Shërbimi kombëtar i punësimit

Shërbimi Kombëtar i Punësimit është një shërbim publik autonom, me statusin e një administrate shtetërore qendrore. Ai funksionon nëpërmjet Zyrave Rajonale dhe Vendore të Punësimit si dhe Drejtorive Rajonale të Formimit Profesional. Shërbimi kombëtar i punësimit ka fokus ndjekjen e politikave aktive të përgjithshme për të mbështetur punësimin e plotë, produktiv dhe të zgjedhur lirisht. Ai ka implementuar programet e nxitjes së punësimit dhe Albacademy bashkëpunon për punësimin dhe zhvillimin profesional të individëve.