Rekrutim

* 44% e aplikantëve per pune janë të pa kualifikuar
* 75% e rekrutuesve përmendin kandidatët e pakualifikuar si sfidën e tyre më të madhe.

Duke pranuar rolin që ne luajmë për të ndihmuar njerëzit të përmirësojnë veten në aspektin profesional në sektorë të ndryshëm , duke ndihmuar bizneset të fitojnë punonjës të kualifikuar , na bën ne zgjedhjen tuaj më të mirë. Ne jemi këtu për të krijuar mundësi – për klientët tanë, kandidatët tanë dhe njëri-tjetrin. Nëpërmjet një rrjeti të madh biznesesh të specializuara në sektorë të ndryshëm, ne lidhim njerëz të aftë me mundësi të mëdha.

Ne jemi ekspertë në këto fusha:

Hoteleri-Turizëm

Marketing

Burime njerëzore

Financë- Kontabilitet

Shitje

Ndërtim dhe real estate

Dedikuar suksesit të karrierës tuaj!

Suksesi juaj është suksesi ynë. Nëse doni një karrierë të qëndrueshme,jemi ne që u vijmë në ndihmë. Ju meritoni mundësinë për të gjetur një punë të mirë, për të përmirësuar veten tuaj. Meritoni të vlerësoheni!
Ne kemi bashkëpunim me shumë kompani në të gjithë vendin që kërkojnë të përmbushin nevojat e tyre për staf përmes nesh, ne ju trajnojmë ju për pozicionet e tyre vakante. Pra, për çfarë po prisni?!

Për ju ne ofrojmë:

Trajnim

Papunësia mund t`iu krijojë në gjëndje paniku, duke mos ditur se ku duhet të aplikoni për një pozicion pune. Kur bëhet fjalë për t’u siguruar që ju keni aftësi për t’ju kthyer punësimit, ne jemi ekspertë. Nëpërmjet trajnimit tonë ju formoheni profesionalisht në sektorë të caktuar.
Opsionet tuaja janë të shumta – eksplorojini ato, ose na tregoni interesat dhe formimin tuaj në mënyrë që ne të mund t’ju drejtojmë ne rrugën e duhur.

Punësim

Pas trajnimit vjen punësimi pranë nesh ose partnerëve tanë, bizneseve me të cilat ne bashkëpunojmë prej vitesh dhe na besojnë ne zgjedhjen e stafit të tyre.

Nëse jeni duke kërkuar punën e ëndërrave apo thjesht një sfidë të re ne jemi pranë jush për të përmbushur cdo kërkesë tuajën. Ju jeni pjesë e një kompanie që jo vetëm kujdeset për zhvillimin tuaj të karrierës, por edhe për mirëqenien tuaj personale.

Këtu në AlbAcademy, ne do të sigurohemi që ju të merrni maksimumin e mundshëm të potencialit që ofrohet ne treg.

 

Le të flasim për punonjësit që ju nevojiten.

Për sa punonjës keni nevojë? Çfarë duhet të bejnë ata? Kur keni nevojë për ta? Nëse janë punonjës të përkohshëm ose të përhershëm, 5 ose 500 punonjës, ne do të dalim me një plan  – një plan të personalizuar për ju – që i përshtatet buxhetit tuaj dhe mund të ndryshojë në çdo moment. Ne do të kërkojmë në bazën tonë të të dhënave të kandidatëve që të sigurojmë për ju njerëzit më të kualifikuar për pozicionin përkatës.

Ju merrni më shumë se një kompani rekrutimi

Bashkëpunim

Ne nuk ju tregojmë se çfarë keni nevojë. Na thoni. Pastaj, së bashku, ne do të dalim me një plan të stafit ose me fuqinë punëtore që do të rritet së bashku me ju .

Konsulencë

Shumë kompani të rekrutimit realizojnë vetëm përputhjen e punëdhënësit me punëmarrësin. Ne shkojmë përtej kësaj. Ju merrni këshillat tona strategjike për menaxhimin e stafit tuaj.

Punonjës

Keni nevojë për 5 persona apo për 500? E zgjidhim ne. Intervistimi, seleksionimi, përzgjedhja dhe trajnimi sigurohen nga kompania jonë nëpërmjet ekspertëve më të mirë të fushës.

 

 

Apliko për Pozicionet vakante!

Për tu bërë pjesë e stafit të AlbAcademy na dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar formularin në të djathtë.