Suela Plaka: Covid, infektimi po aq i thjesht sa mbrojtja

Koronavirus SARS-CoV-2  i ri ka rrëmbyer prej muajsh tashmë faqet e para të lajmeve,  gazetave  dhe mediave sociale. Si të mbrohemi nga ky virus është pyetja kryesore.

Suela Plaka, Eksperte e Informimit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në Shëndetin Publik, në Breshia të Italisë, gjatë Webinarit të zhvilluar në Albacademy tha se, “informacionet që jepen shpesh nuk janë shkencore dhe nuk vijnë nga burime të besueshme.  Shpesheherë janë informacione Fake news”.

Ajo kujtoi nevojën e informimit vetëm nëpërmjet burimeve që japin informacione me vlerë  shkencore, për të mos krijuar ankth.

Përhapja e coronavirus  SARS-CoV-2 zhvillohet në cdo moment. Ajo ndahu me ne informacione të bazuara nga burime shkencore, të cilat janë online dhe në kohë reale.

Ku mund të informohemi?

Instituti i Shëndetit Publik    http://www.ishp.gov.al/

 OMS  https://www.ëho.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019 e Regione europea dell’OMS

http://www.euro.who.int/en/health-topics/emergencies/novel-coronavirus-2019-ncov

European Center for Disease Control (ECDC) https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Centers for Disease Control (CDC), statunitense https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/

Center for Health Security Johns Hopkins University, http://www.centerforhealthsecurity.org/resources/2019-nCoV/index.html.

Suela është e specializuar në fushën e sigurisë shëndetësore, ndërsa jeton në zonën veriore të Italisë, më të prekurën nga Covid. Ndaj na foli rreth pandemisë dhe kushteve të sigurisë si dhe disa definicioneve rreth të gjithë termave që kemi dëgjuar këto muaj.

“Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda.  Ato janë të përhapura në shumë lloje kafshësh dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre”, tha Suela.

SARS – CoV përkon me Sindromën Respiratore Akute të Rëndë

MERS – CoV shkakton Sindromën Respiratore të Lindjes së Mesme

Epidemia:  është paraqitja masive e një sëmundje në popullsi.

Pandemia : është përhapja e një sëmundjeje në më shumë se një kontinent, ose në shumë zona të planetit.

  • Karantina: është  një periudhë kohore izolimi që ka kohëzgjatje të ndryshme. Aplikohet për persona që mund të sjellin baktere apo viruse që shkaktojnë sëmundje infektive. 
  • pështymës, kollitjes dhe tështitjes
  • kontakteve personale të drejtpërdrejta
  • duarve, për shembull duke prekur me duart e ndotura (ende jo të lara) gojën, hundën apo sytë
  • në raste të rralla, infeksioni mund të ndodhë përmes kontaminimit fekal.
  • Studime të ndryshme shkencone hedhin hipoteza që  SARS-CoV-2  është i aftë të qëndrojë në sipërfaqe të ndryshme për orë të tëra. Tek:  Metali,  Xhami dhe plastika deri në 9 ditë.

Shkatërrimi sipas saj, është shumë i thjeshtë. Mjaftojnë pak minuta me procedura disinfektimi me Alkol (62-71%), Color.

Cilat janë simptomat:

  • Temperaturë mbi 37,5 ° (>90% të rasteve)
  • Kollë  e thatë (45-80% të rasteve),
  • Dhimbje koke, (3-20% të rasteve )
  • Dhimbje fyti (5% të rasteve)
  • Dispnea  – Vështirësi në frymëmarrje (20-50% të rasteve)
  • Dhimbje  të muskujve  mialgie (11-23% të rasteve ).

Lodhje të përgjithshme  (44-80%  të rasteve )

  • Gastrointestinale dhe bark  (2-3% te rasteve),
  • Marrje mendësh dhe të vjella  (1% të rasteve)
  • Në rastet më të vështira mund të shkaktojë:
  • Polmoni,
  • broncopolmoni,
  • Sindromë Respiratore Akute të Rëndë
  • Insuficencë renale. Bllokim veshkash
  • Vdekje.